RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

U ndalohet hyrja për tre vjet në Kosovë dy serbëve që u arrestuan për trazirat në veri

u-ndalohet-hyrja-per-tre-vjet-ne-kosove-dy-serbeve-qe-u-arrestuan-per-trazirat-ne-veri

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka ndaluar hyrjen për tre vjet në Kosovë dy serbëve të cilët u arrestuan për organizimin e trazirave në veri që ndodhën në fund të majit.

Sinisha Jevtiq dhe Ivan Sekuliq, përveç dëbimit nga Kosova, u dënuan me nga gjashtë muaj burg secili, masë e cila iu zëvendësua me para. Ata u dënuan për veprat penale “pjesëmarrje në turmë” dhe “huliganizëm”.

Jevtiq e Sekuliq e pranuan fajësinë, ndërsa Gjykata vendosi që dënimin me burg ta zëvendësojë me gjobë prej 7 mijë eurosh për secilin.

Sekuliqit iu shtua edhe një gjobë prej 2 mijë eurosh për armëmbajtje pa leje.

Jevtiq e Sekuliq ishin në mesin e emrave të cilët kryeministri Albin Kurti i pati përmendur në një seancë të Kuvendit në fillim të qershorit, duke i akuzuar si organizatorët e trazirave në veri. Sipas Kurtit, Jevtiq e Sekuliq janë pjesë e tifozëve nacionalistë të Crvena Zvezdës, “Delije”.

Related posts

“Shtypja” e kundërshtarëve, BE-ja shton 28 zyrtarë bjellorusë dhe “propagandistë” në listën e zezë

admin

Pendarovski ia dorëzoi mandatin për formimin e qeverisë Xhaferit

Muhamet Ramadani

Parlamenti irakian zgjedh presidentin

Muhamet Ramadani