RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gjykata Komerciale shtyn ekzekutimin e vendimit të MINT për Klan Kosovën

gjykata-komerciale-shtyn-ekzekutimin-e-vendimit-te-mint-per-klan-kosoven

Gjykata Komerciale ka marrë vendim për shtyrje të ekzekutimit të vendimeve lidhur me rastin e Klan Kosovës.

Në aktvendimin e kësaj gjykate thuhet se “APROVOHET si e bazuar kërkesa e paditësit Klan Kosova Sh.p.k., për shtyrjen e ekzekutimit të vendimeve dhe SHTYHET ekzekutimi i Vendimit nr. 4566/01 i datës 28.07.2023 i nxjerrë nga Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve dhe Vendimit nr. 309/11 i datës 14.06.2023 i nxjerrë nga Drejtorja e Përgjithshme e Agjencisë për Regjistrin e Bizneseve në Kosovë, derisa Gjykata të vendos me vendim përfundimtar gjyqësor përkitazi me padinë e paditësit”.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), kishte njoftuar ditë më parë se Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve ka marrë vendim për refuzimin e ankesës së Shoqërisë Tregtare “Klan Kosova sh.p.k.”.

Sipas njoftimit, vendimi i Komisionit e përmbyll këtë rast brenda Ministrisë, ndërsa pala ankuese gëzon të drejtën për të parashtruar padi në gjykatën kompetente.

“Vendimi i Komisionit konstaton se ARBK-ja, në shkallën e parë, ka vendosur në përputhje me ligjin kur e pezulloi certifikatën e biznesit të Klan Kosovës sh.p.k”, thuhej në njoftimin për media.

Tutje, MINT-i kishte bërë të ditur se ka dorëzuar kallëzim penal kundër Klan Kosova sh.p.k. dhe pronarëve të saj dhe se me këtë çështje tashmë po merren organet e rendit.

Pezullimi i certifikatës së biznesit të Klan Kosovës nxiti reagime të ashpra nga diplomatë perëndimorë, shoqata gazetarësh, përfaqësues të mediave, por edhe përfaqësues të opozitës

Related posts

Afro 1000 migrantë kaluan Kanalin për në Britani të Madhe të shtunën

admin

BE synon thellimin e tregut të përbashkët deri në fund të vitit 2027

Muhamet Ramadani

Qeveria ka vendosur që të mos jenë më pak se 48% e të ardhurave, por si do të sigurohen pensionet në Gjermani?

admin