RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Blinken: Uria nuk duhet të përdoret si armë

blinken:-uria-nuk-duhet-te-perdoret-si-arme

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se bllokadat e ushqimit nuk duhej të përdoreshin kurrë në një konflikt, pas tërheqjes së Rusisë nga marrëveshja e grurit me Ukrainën.

Moska, e cila nisi një pushtim të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar, lejoi që një marrëveshje për eksportin e grurit ukrainas përmes Detit të Zi të skadonte në korrik, pavarësisht apeleve ndërkombëtare.

Ukraina është një nga eksportuesit më të mëdhenj të grurit në botë dhe ekziston frika se krizat e urisë në vendet më të varfra mund të përkeqësohen, duke i detyruar ata të hyjnë në sferën e ndikimit të Rusisë.

“Uria nuk duhet përdorur si armë”, i tha Blinken Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork.

Ai paraqiti një deklaratë të përbashkët të mbi 80 vendeve.

Ata u zotuan të ndërmarrin veprime për t’i dhënë fund përdorimit të urisë si një taktikë në luftë.

”I bëj thirrje të gjitha vendeve anëtare që t’i bashkohen kësaj komunikate”, shtoi Blinken.

“Çdo anëtar i Kombeve të Bashkuara duhet t’i thotë Moskës ‘mjaft’. Mjaft duke përdorur Detin e Zi si shantazh. Mjaft duke i trajtuar njerëzit më vulnerabël në botë si leva”, theksoi ai. /atsh

Related posts

Shqipëri: Tensionohet situata jashtë Parlamentit, protestuesit hedhin tymuese drejt policisë

Muhamet Ramadani

Ursula von der Leyen në Ukrainë: Nuk do të mungojë mbështetja e Europës!

Muhamet Ramadani

Akulli në Antarktidë po shkrihet me shpejtësi

admin