RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Axha i Marigona Osmanit: Jemi të lumtur me dënimin e Krivaqës, me Sejdiun jo

axha-i-marigona-osmanit:-jemi-te-lumtur-me-denimin-e-krivaqes,-me-sejdiun-jo

Pas dënimit me burgim të përjetshëm të Dardan Krivaqës, familjarët e Marigona Osmanit janë shprehur të lumtur.

Por të njëjtin emocion nuk e kanë edhe për Arbër Sejdiun, i cili u dënua me 15 vjet burgim, përcjell teve1.info

Axha i Marigona Osmani tha para mediave se është e pritshme t’i hiqen disa vite burg Sjediut duke pasur parasysh se si “funksionin sistemi” në Kosovë.

Ai deklaroi se dënimi i Sejdiut është i pakuptimtë.

“Me Dardan Krivaqën jemi plotësisht të lumtur, burgim i përjetshëm. Me të dytin jo, kuptohet. 15 vite, dy vite i ka mbajt – 13 vite. 5 vite i hiqen anej knej qysh funksionon këtu pak sistemi. Por e presim na, inshallah kemi ymer e jetojmë edhe 15 vite e i drejtojmë këto situata…me pjesëmarrje në vrasje edhe mu liru ose me u dënu me 15 vite, është pak e pakuptimtë”, tha ai.

Marigona Osmani ishte 18-vjeçare kur u vra më 22 gusht të vitit 2021 në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqa, në qytetin e Ferizajt.

Sipas aktakuzës, Dardan Krivaqa dyshohet se më 21 gusht 2021, rreth orës 10:14, në banesën e tij, pa pëlqimin e tani të ndjerës Marigona Osmani, e kishte detyruar atë të kryente marrëdhënie seksuale dhe e kishte abuzuar e maltretuar në forma të ndryshme.

Një ditë më pas, më 22 gusht 2021, Krivaqa dhe Sejdiu akuzohen se kanë privuar nga jeta Marigona Osmanin, në përpjekje për të fshehur veprën penale. /

Related posts

Medvedev: Vendosja e mundshme e trupave franceze në Ukrainë mund të jetë në dobi të Rusisë

admin

Kosovë, qytetarët raportojnë rritje të tatimit në pronë në vitin 2023

admin

Kremlini: Urdhër-arrestet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për figurat kryesore ushtarake ruse janë absurde

admin