RTV AHIRETI
Shëndetësi

Mungesa e gjumit dhe bulizmi në internet janë më të dëmshme për fëmijët sesa përdorimi i rrjeteve sociale

mungesa-e-gjumit-dhe-bulizmi-ne-internet-jane-me-te-demshme-per-femijet-sesa-perdorimi-i-rrjeteve-sociale

Sipas hulumtimeve të reja, mungesa e gjumit dhe bulizmi në internet kanë ndikim më të madh në shëndetin mendor të të tinejxherëve sesa përdorimi i rrjeteve sociale.

Shkencëtarët anglezë kanë zbuluar një lidhje mes adoleshentëve që i kontrollojnë rrjetet sociale mbi tri herë në ditë dhe ndjenjave të stresit psikologjik.

Sidoqoftë, ata tani besojnë se ky reagim negativ nuk është rezultat direkt i përdorimit të rrjeteve sociale.

Hulumtuesit thonë se problemet e shëndetit mendor te tinejxherët mund të vijnë si pasojë e bulizmit apo ngacmimit në internet dhe se përdorimi i rrjeteve sociale mund të jetë duke i zëvendësuar aktivitetet tjera, siç është gjumi apo ushtrimet fizike.

Autorët e studimit iu kanë sugjeruar prindërve t’i monitorojnë fëmijët me kë flasin në internet në të njëjtën mënyrë sikurse do ta kontrollonin fëmijën se me cilët shokë/shoqe është duke luajtur në shtëpi.

Vlen të ceket se ky studim është publikuar në revistën “The Lancet Child & Adoleschent Health” dhe i ka analizuar të dhënat e pothuajse 10,000 fëmijëve.

Related posts

Dylli i bletës me vlera të rralla kurative

rezart morina

Mënyra të thjeshta për ta bërë ushqimin të zgjasë më gjatë!

admin

Pesë barnat që e ndryshuan botën (dhe çfarë shkoi keq)

admin