RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: Data e vizitës së Putinit në Turqi ende nuk është caktuar

erdogan:-data-e-vizites-se-putinit-ne-turqi-ende-nuk-eshte-caktuar

Në bisedën e fundit telefonike me homologun e tij rus, presidenti Erdoğan theksoi se Turqia do të vazhdojë përpjekjet dhe diplomacinë e saj “intensive” për të vazhduar marrëveshjen e grurit të Detit të Zi.

Për vizitën e presidentit rus Vlladimir Putin në Turqi, presidenti Recep Tayyip Erdoğan tha të premten se data e vizitës nuk dihet ende, por bisedimet po vazhdojnë, duke shpresuar se vizita do të bëhet në gusht.

“Data nuk është caktuar, por ministri i Jashtëm po flet, kreu i agjencisë së inteligjencës, ata të gjithë po flasin. Unë mendoj se kjo vizitë, shpresoj, do të jetë në gusht”, u tha Erdoğan gazetarëve në Istanbul pas lutjeve të së premtes.

Deklaratat e presidentit turk pasuan pas një bisede telefonike me Putinin të mërkurën, në të cilën u pajtuan që Putini të vizitojë Turqinë në ditët në vijim.

Erdoğani i tha Putinit se Turqia do të vazhdojë përpjekjet dhe diplomacinë e saj “intensive” për të vazhduar marrëveshjen e grurit të Detit të Zi.

Në fund të korrikut, Rusia u tërhoq nga Marrëveshja për Drithërat e Detit të Zi, duke thënë se pjesa ruse e marrëveshjes nuk ishte zbatuar.

Marrëveshja, e nënshkruar fillimisht nga Turqia, Kombet e Bashkuara, Rusia dhe Ukraina korrikun e kaluar në Istanbul, kishte për qëllim rivendosjen e eksporteve të grurit nga portet ukrainase që u ndaluan si rezultat i luftës ruso-ukrainase. /trt

Related posts

Shefi i OKB-së: Lufta në Gaza mund të përkeqësojë kërcënimet ndaj paqes

admin

Putin firmos dekretin e ri/ 147 mijë të rinj rusë do të rekrutohen për t’iu bashkuar luftës në Ukrainë! Zelensky thirrje aleatëve: Na furnizoni me raketa

admin

Inspektorati i Punës: Ulje e jashtëzakonshme e vdekjeve në vende pune, këtë vit nuk është asnjë rast

RTI