RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Pritje të gjata në disa pika kufitare

pritje-te-gjata-ne-disa-pika-kufitare

Pritjet në kufi po vazhdojnë të jenë mbi dyorëshe edhe të shtunën.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se në Merdar për të dalë pritjet e qytetarëve janë mbi dy orë, e për të hyrë deri në gjysmë ore.

Kurse, në pikën te Dheu i Bardhë për të dalë po presin deri në një orë.

Një orë ka pritje edhe në Muçibabë e Jarinje.

Përgjatë javëve të fundit, nga fluksi i mërgimtarëve që për pushime vinë në Kosovë, pikat kufitare kanë qenë të ngarkuara. Në disa ditë, ata kanë qenë të detyruar të presin deri në gjashtë orë për shkak të ngarkesës.

Related posts

Iran, falet në masë namazi i xhenazes për ish-liderin suprem Khamenei

Muhamet Ramadani

Presidenti i Brazilit: Ish-presidenti Bolsonaro do të vuajë dënimin me burg

Muhamet Ramadani

Kosovë, nesër mbahet seanca e jashtëzakonshme për formimin e Qeverisë

admin