RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjeorgji: 11 të vdekur nga rrëshqitja e tokës – VIDEO

gjeorgji:-11-te-vdekur-nga-rreshqitja-e-tokes-–-video

Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe 25 të tjerë janë zhdukur, si pasojë e rrëshqitjes së tokës në qytetin turistik, Shovi, në Gjeorgji.

Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zourabichvili, u shprehu ngushëllime familjeve të të vdekurve.

Zourabichvili u bëri thirrje gjeorgjianëve më 4 gusht që të jenë të bashkuar “për këtë tragjedi të madhe… dhe t’u ndihmojnë të prekurve ta tejkalojnë këtë periudhë të rëndë.”

Shovi, një vend turistik malor i njohur për ujin mineral, u godit nga rrëshqitja e tokës dhe baltës më 3 gusht, e cila i shkatërroi infrastrukturën, urat dhe rrugët.

Dita e hënë, 7 gusht, është shpallur ditë zie në Gjeorgji.

Në operacionet e kërkimit në Shov është përfshirë edhe ushtria e vendit. /rel

 

Related posts

Izraeli raporton sulm me raketa nga Irani, konflikti vazhdon të zgjerohet

RTI

Hapet Qendra e Strehimit të Përkohshëm për migrantët e parregullt në Qafë Botë

Muhamet Ramadani

Kurti takoi Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, flasin për reformën në drejtësi

Muhamet Ramadani