RTV AHIRETI
Lajme

Çmimet e grurit rriten mbi 5 për qind pasi Rusia pezulloi marrëveshjen e Istanbul-it

cmimet-e-grurit-rriten-mbi-5-per-qind-pasi-rusia-pezulloi-marreveshjen-e-istanbul-it

Pasi Rusia njoftoi se po pezullon marrëveshjen e Istanbul-it, çmimi i kontratave të grurit në bursën e Chicago-s u rrit me më shumë se 5 për qind, duke shkuar në 8,7 dollarë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kontratat e së ardhmes (Futures) të grurit në bursën tregtare të Chicagos (CBOT) u rritën me 5,4 për qind në 8,7 dollarë pasi tërheqja e Rusisë nga Iniciativa e Drithërave të Detit të Zi rriti shqetësimet për furnizimin global.

Çmimet e grurit u rritën në 8,9 dollarë në orët e para të ditës dhe u stabilizuan më pas në 8,7 dollarë, pasi regjistruan nivelin më të lartë që nga 14 tetori.

Çmimet e misrit gjithashtu u rritën 2,2 për qind në 6,96 dollarë për 25,40 kg.

Çmimet e grurit thyen rekord me 13,6 dollarë në muajin mars

Çmimet e grurit u rritën në 13,6 dollarë në mars, duke thyer rekorde në tregjet ndërkombëtare, me luftën ruso-ukrainase që solli në rendin e ditës problemet e furnizimit dhe efektin e rritjes së çmimeve të energjisë.

Meqenëse Rusia dhe Ukraina janë ndër furnizuesit më të mëdhenj të grurit në botë, tregjet e grurit janë të ndjeshme ndaj zhvillimeve në luftën tetë-mujore të Moskës kundër Kievit.

Përkundër lëvizjeve të forta të grurit në gjysmën e parë të këtij viti, kohën e fundit tërhiqnin vëmendjen uljet e fundit të çmimeve të grurit.

Ndërkohë që tendenca rënëse në tregun e mallrave vazhdoi pasi politikat monetare shtrënguese globale në mënyrë agresive rritën shqetësimet për recesionin, shitje të konsiderueshme u panë edhe te gruri.

Edhe pse shqetësimet për luftën Rusi-Ukrainë vazhduan, rihapja e eksporteve të drithërave nga Ukraina me Iniciativën e Drithërave e Detit të Zi rriti presionin e shitjes mbi mallrat bujqësore dhe çmimet e grurit u ulën në 7,4 dollarë.

Tërheqja e Rusisë nga Nisma e Drithërave të Detit të Zi

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë më 29 tetor njoftoi se Ukraina kreu një sulm ndaj anijeve luftarake ruse dhe anijeve civile në qytetin e Sevastopolit në Krimenë e aneksuar.

Në deklaratë thuhet se në sulm janë përdorur shumë mjete ajrore pa pilot, duke shtuar se anijet e sulmuara të Marinës së Detit të Zi janë përfshirë në procesin e garantimit të sigurisë së korridorit të krijuar nën marrëveshje e grurit.

“Kievi, me pjesëmarrjen e ekspertëve britanikë, kreu një akt terrorist kundër anijeve të Flotës së Detit të Zi dhe anijeve civile të përfshira në sigurimin e korridorit të grurit”, thuhet në deklaratën e Ministrisë ruse të Mbrojtjes.

“Duke marrë parasysh aktin terrorist, pala ruse pezulloi pjesëmarrjen e saj në zbatimin e marrëveshjeve për daljen e produkteve bujqësore nga portet e Ukrainës”, thuhet në deklaratë.

Iniciativa për grurin e Detit të Zi, e realizuar nën koordinimin e Türkiye-s për zgjidhjen e krizës globale të ushqimit, u nënshkrua mes Ukrainës, Rusisë, Türkiye-s dhe Kombeve të Bashkuara, (OKB) nën kujdesin e presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, në Istanbul më 22 korrik.

Related posts

Mashtrim me fondet bujqësore, dorëhiqen tre ministra grekë

Muhamet Ramadani

Turqia, një “grusht” Izraelit dhe një “tërheqje veshi” Iranit

admin

Polonia irritohet nga fjalimi i presidentit ukrainas në OKB

Muhamet Ramadani