RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Brazili përkujton viktimat e shpërthimit në portin e Bejrutit

brazili-perkujton-viktimat-e-shperthimit-ne-portin-e-bejrutit

Kanë kaluar 3 vjet nga shpërthimi i fuqishëm në portin e Bejrutit në të cilin humbën jetën më shumë se 230 persona dhe u plagosën më shumë se 6.000, raporton Anadolu.

Në plazhin Copacabana në Rio de Zhaneiro të Brazilit, qytetarët kujtuan viktimat e shpërthimit. Vendasit vendosën lule në plazh me emrat e të vdekurve.

Në përkujtimin e përvjetorit të tragjedisë mori pjesë edhe Konsulli i Përgjithshëm i Libanit në Rio de Zhaneiro, Alehandro Bitar.

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi në Bejrut më 4 gusht të vitit 2020. Më shumë se 230 njerëz humbën jetën në shpërthim dhe më shumë se 6.000 të tjerë u plagosën.

Rreth 300 mijë njerëz janë zhvendosur në vend të sigurt.

Related posts

Presidenti Erdoğan takohet me kryeministrin izraelit, Netanyahu në New York

Muhamet Ramadani

Policia thotë se aktualisht situata në veri është e qetë

Muhamet Ramadani

India në alarm pas vdekjeve nga virusi Nipah

Muhamet Ramadani