RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pretendohet se Koreja e Veriut “i detyron të burgosurit të punojnë”

pretendohet-se-koreja-e-veriut-“i-detyron-te-burgosurit-te-punojne”

Pretendohet se administrata e Koresë së Veriut i detyron të burgosurit të punojnë, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të “Daily NK”, i cili bazohet në një burim që nuk dëshiron t’i përmendet emri për arsye sigurie, mbi 20 për qind të mallrave që Koreja e Veriut i eksporton në Kinë prodhohen nga të burgosurit.

Duke treguar se në kuadër të ligjeve, kompanitë verikoreane duhet të ofrojnë kompensime për punëtorët e tyre, burimi theksoi se forca e punës në burg është teknikisht “pa pagesë” dhe se autoritetet mund të sigurojnë një fitim prej 100 për qind.

Burimi, gjithashtu duke treguar se si rezultat i detyrimit të burgosurve prodhohen produkte të tilla si paruke, qerpikë artificialë, rruaza dhe gërsheta, tha se këto produkte korrespondojnë me 65 për qind (afërsisht 23,94 milionë dollarë) të totalit të eksporteve të vendit.

Burimi theksoi se 70 për qind e të ardhurave nga produktet përdoren nga administrata, ndërsa 30 për qindëshi i mbetur nga Ministria e Sigurimeve Sociale.

Më tej, burimi tregoi se të burgosurit punojnë nga 12 orë, ndërsa në rast se nuk arrijnë kuota të caktuara punojnë edhe jashtë orarit.

Related posts

Partitë opozitare dominuan, qeveria gjermane: Nuk ka zgjedhje të parakohshme

admin

India kufizime të reja për eksportin e orizit

rezart morina

Ushtria izraelite thotë se ka kryer 31 mijë sulme ajrore që nga 7 tetori

admin