RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kandiq: Në zonën ku ishte komandant Deliq u vranë mbi 2100 civilë shqiptarë

kandiq:-ne-zonen-ku-ishte-komandant-deliq-u-vrane-mbi-2100-civile-shqiptare

Natasha Kandiq, aktiviste serbe për të drejtat e njeriut, ka reaguar pas zgjedhjes së Bozhidar Deliqit si nënkryetar i Kuvendit të Serbisë.
Kandiq, me anë të një postimi në ‘Twitter’ ka përkujtuar se Deliq ishte komandant gjatë kohës sa Serbia kryente krime lufte në Kosovë, shkruan lajmi.net.

Ajo ka përkujtuar që në zonën që ishte përgjegjës nënkryetari i ri serb, u vranë mbi 2100 civilë shqiptarë.

“Nënkryetari i Kuvendit Popullor të Serbisë Bozhidar Deliq ishte komandant i UJ-së së mrtb-së 549. Në zonën e tij të përgjegjësisë (Prizren, Rahovec, Suharekë, Dragash) u vranë mbi 2100 civilë shqiptarë. Eshtrat e mbi 450 personave u zbuluan në varrezat masive në Batajnicë”, shkroi Kandiq në ‘Twitter’.

Për zgjedhjen e Deliqit si nënkryetar ka reaguar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Osmani ka tërhequr paralele në mes të Kuvendit të Serbisë dhe Kosovës lidhur me profilin e nënkryetarëve të këtyre institucioneve.

“Në Kosovë shërben si nënkryetare e Kuvendit Saranda Bogujevci, e mbijetuar e një masakre brutale të regjimit gjenocidial të Serbisë”, tha Osmani.

Ish-gjenerali ushtarak, Bozhidar Deliq, ishte komandant i një brigade të Ushtrisë Jugosllave gjatë luftës në Kosovë.

Ai ishte lider i koalicionit të së djathtës, NADA (Shpresa) para zgjedhjeve në Serbi, që u mbajtën më 3 prill të këtij viti.

Gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, Bozhidar Deliq ishte komandant i Brigadës së 549 të Ushtrisë Jugosllave.

Fondi për të Drejtën Humanitare në Beograd, që heton krimet e luftës, ka ngritur dy kallëzime penale kundër tij për ato që ata thanë se ishin krime në Kosovë, por asnjë proces penal nuk është nisur kurrë kundër Deliqit.

Related posts

Gërvalla e Lajçaku optimist për përfundimin e dialogut, Daçiqi kërkon Asociacionin

admin

Austin: Ne presim që Suedia të anëtarësohet në NATO përpara samitit në korrik

admin

Hezbollahu sulmoi katër pika ushtarake izraelite

admin6