RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA dhe Ukraina diskutojnë marrëveshjet e sigurisë dhe bisedimet e mbajtura në Arabinë Saudite

shba-dhe-ukraina-diskutojne-marreveshjet-e-sigurise-dhe-bisedimet-e-mbajtura-ne-arabine-saudite

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, zhvilloi bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas, Dmytro Kuleba, ku u diskutuan bisedimet e paqes të zhvilluara së fundmi në Arabinë Saudite dhe marrëveshjet e mundshme afatgjata të sigurisë, transmeton Anadolu.

“Liderët diskutuan zhvillimet në përpjekjet kundërsulmuese të Ukrainës, bisedat e fundit për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë të mbajtura në Jeddah, Arabinë Saudite dhe marrëveshjet afatgjata të sigurisë midis dy vendeve”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller.

“Sekretari përsëriti mbështetjen e palëkundur dhe të vazhdueshme të SHBA-së për mbrojtjen e Ukrainës kundër agresionit të Rusisë dhe ripohoi mbështetjen e vazhdueshme të një ushtrie të fortë ukrainase dhe institucioneve të përgjegjshme të mbrojtjes”, shtoi Miller.

Bisedimet në Jeddah mbi konfliktin në Ukrainë përfunduan të dielën ku pjesëmarrësit ranë dakord mbi rëndësinë e vazhdimit të konsultimeve për t’ia hapur rrugën paqes.

Në deklaratën përmbyllëse të takimit dy-ditor thuhet se qëllimi i bisedimeve ishte të diskutohet zgjidhja e krizës në Ukrainë dhe se palët ranë dakord për domosdoshmërinë e vazhdimit të konsultimeve ndërkombëtare për të gjetur një bazë të përbashkët për përgatitjen e rrugës drejt paqes.

Përveç Arabisë Saudite mikpritëse, në takim morën pjesë edhe përfaqësues të disa vendeve, duke përfshirë Ukrainën, SHBA-në, Gjermaninë dhe Turqinë.

Related posts

​Prokuroria kërkon që Salih Mustafa të dënohet me 35 vjet burgim

admin

OKB: Jemi në prag të një katastrofe humanitare në Gaza

rezart morina

OKB: Që nga fillimi i luftës në Ukrainë janë vrarë 10.382 civilë

admin