RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri rus: Perëndimi ka vendosur rreth 360 mijë ushtarë pranë kufirit midis Rusisë dhe Bjellorusisë

ministri-rus:-perendimi-ka-vendosur-rreth-360-mije-ushtare-prane-kufirit-midis-rusise-dhe-bjellorusise

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu, këtë të mërkurë ka deklaruar se Perëndimi ka vendosur rreth 360,000 ushtarë pranë kufirit midis Rusisë dhe Bjellorusisë.

Ndër të tjera ai ka theksuar se në kuadër të kësaj situate edhe Moska pritet që të rrisë praninë e trupave të saj në kufijtë perëndimorë.

Ministri rus tha se, përveç një numri të madh të ushtarëve, vendet perëndimore kanë vendosur edhe rreth 8,000 automjete të blinduara dhe 650 avionë dhe helikopterë.

Gjithashtu Shoigu theksoi se numri i ushtarëve të NATO-s, të cilët nuk i përkasin vendeve të rajonit, është rritur që nga shkurti i vitit të kaluar afër kufirit të Rusisë dhe Bjellorusisë për dy herë e gjysmë dhe ka kaluar 30 mijë. /abcnews

Related posts

Presidentja Osmani propozon 18 dhjetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve në komunat veriore

admin

“Përgjigje ndaj sfidave të reja gjeopolitike”- Ministra dhe eurodeputetë kërkojnë përshpejtimin e zgjerimit të BE-së

admin

Fjalimi i Erdogan në OKB: Ashtu si u ndalua Hitleri 70 vjet më parë, ashtu të ndalohet Netanyahu

admin