RTV AHIRETI
Shëndetësi

Si t’i bindni fëmijët të hanë perime?

si-t’i-bindni-femijet-te-hane-perime?

Shumë prindër nuk mund t’i bindin fëmijët e tyre që të hanë perime. Bindjet dhe shpjegimet e shumta se perimet janë shumë të shëndetshme tek disa fëmijë nuk kanë fare efekt. Disa përdorin metoda si dhënia e parave ose shpërblimi.

Megjithatë, psikologët në universitetin Ghent në Belgjikë në hulumtimet e tyre kanë arritur në përfundimin se prindërit nuk duhet t’i shpërblejnë fëmijët e tyre kur t’i hanë perimet, por duhet gjithmonë t’ua ofrojnë nga e para.

Në studimin e tyre morën pjesë 98 fëmijë parashkollorë. Fëmijëve iu ofruan 10 lloje të perimeve: lakër brukseli, bizele, kërpudha, kungull i njomë, spinaq, çikore, panxhar, lulelakër, kopër dhe purri (pras). Perimet u gatuan në dy mënyra: në avull dhe në ujë. Nga perimet çikoreja iu pëlqeu më së paku fëmijëve.

Hulumtuesit u dhanë fëmijëve çikore të gatuar në avull, dhe u thanë që të vendosin vetë se sa ta hanë, por nuk guxuan ta ndajnë vaktin me miqtë e tyre. Pas tetë minutash, fëmijët duhej të vendosnin nëse ushqimi ishte “njam-njam”, “ashtu-ashtu” apo “bahhh”. Në vlerësime u përdorën fytyra të vizatuara, të cilat i përfaqësonin ndjenjat e tyre.

Studimi zgjati një muaj, ndërsa shkencëtarët e kryen këtë procedurë dy herë në javë. Pas tetë javësh ata e kryen edhe një test shtesë të shijes.

Fëmijët u ndanë në tri grupe. Njërit grup të fëmijëve iu ofrua çikoreja disa herë pa inkurajim shtesë. Fëmijët e tjerë morën etiketa ngjitëse, lodra ose fjalë lavdërimi. Pas testit, rezultatet treguan se çikoreja u pëlqeu fëmijëve (81%) në grupin ku nuk kishte inkurajime, ndërsa në grupit që u shpërblye, ai numër ishte më i vogël (68%).

Ekspertët thanë: “Të gjithë prindërit e dinë se sa e vështirë është t’i bindësh fëmijët të hanë perime, ndërsa shumë prej tyre u ofrojnë shpërblime apo përparësi në qoftë se fëmijët i hanë. Rezultatet e studimit tonë treguan se më së miri është që fëmijëve t’u ofrojmë vazhdimisht perime dhe në këtë mënyrë një numër i madh i fëmijëve me kohë do t’i duan ato”.

Related posts

Si funksionon sistemi imunitar

rezart morina

Keni thonj të dobët dhe të brishtë? Si t’i forconi dhe rikuperoni në katër veprime

admin

Shpëtoni nga kolla me këtë shurup të bërë në shtëpi

admin