RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ekuadori shpall gjendjen e jashtëzakonshme pas vrasjes së kandidatit presidencial

ekuadori-shpall-gjendjen-e-jashtezakonshme-pas-vrasjes-se-kandidatit-presidencial

Presidenti në largim i Ekuadorit, Guillermo Lasso ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në mbarë vendin për 60 ditë në përgjigje të vrasjes së kandidatit presidencial Fernando Villavicencio. 59 vjeçari, një kritik i zëshëm i korrupsionit dhe krimit të organizuar, u vra në një tubim në kryeqytetin, Quito.

“Forcat e armatosura që nga ky moment janë mobilizuar në të gjithë territorin kombëtar për të garantuar sigurinë e qytetarëve, qetësinë e vendit dhe zgjedhjet e lira dhe demokratike të 20 gushtit”, tha Lasso ndërsa raportohet se është shpallur tre ditë zie kombëtare për ngjarjen e rëndë.

59-vjeçari ishte duke hyrë në automjet kur autori i doli para dhe e qëlloi në kokë. Ai nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të mara duke ndërruar jetë. Gjatë kaosit, nëntë persona të tjerë u lënduan, përfshirë një kandidat për asamble kombëtare dhe dy policë. Ai ishte një nga tetë kandidatët për raundin e parë të zgjedhjeve.

Sipas sondazheve, ai nuk ishte favorit për të dalë i pari, por ndodhej diku në mesin e renditjes. Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Ekuador është caktuar për datën 20 gusht. /abcnews

Related posts

Stambolli ndalon konsumimin e alkoolit në vende publike

Muhamet Ramadani

Bahamas njeh Kosovën

Muhamet Ramadani

Sulmi rus la pas mbi 50 të vrarë në Poltava, Ukraina zotohet për hakmarrje! Zelenksy paralajmëron se do të rrisë prodhimin e armëve në vend

admin