RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani e Hovenier flasin për ndërmarrjen e hapave konkretë sipas marrëveshjes së Bratislavës

osmani-e-hovenier-flasin-per-ndermarrjen-e-hapave-konkrete-sipas-marreveshjes-se-bratislaves

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e ka pritur në takim ambasadorin e SHBA-së Jeff Hovenier.

Siç shkruan Presidenca në Facebook, Osmani me Hovenier kanë diksutuar për zhvillimet në vend, përfshirë vijueshmërinë e hapave konkretë me atë siç është dakorduar në Bratislavë.

“Në takim u diskutua edhe për projektet zhvillimore të cilat po realizohen nga ShBA-të në Kosovë, përkrahjen e SHBA-së për sektorin e sigurisë si dhe rëndësinë e shtimit të bashkëpunimeve të tilla në fusha të interesit të përbashkët”, thuhet në njoftim.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe emsiari i BE-së, Mirosllav Lajçak ishin dakorduar në Bratsillavë për katër pika:

Qeveria e Kosovёs publikisht e tregon gatishmёrinё e saj pёr tё kontribuar nё deeskalimin e situatёs dhe mosndёrmarrjen e veprimeve qё mund tё eskalojnё situatёn nё veriun e vendit. Kjo pёrfshin njё zvogёlim tё menjёhershёm nё masёn e 25% tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale.

Policia e Kosovёs bashkё me EULEX-in dhe KFOR-in, sipas nevojës do të vlerёsojnё gjendjen e sigurisё, nё veçanti pёr tё shikuar mundёsinё pёr zvogёlim tё mёtejmë tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale.

Qeveria e Kosovёs pёrmes njё deklarate publike mbёshtet mbajtjen e zgjedhjeve tё parakohshme nё 4 komunat nё veri tё vendit dhe atё pas stinёs sё verёs. Kosova shpreh pёrkushtimin pёr sigurimin e bazёs sё nevojshme ligjore pёr tё mundёsuar organizimin e kёtyre zgjedhjeve.

BE-ja do ftojё dy kryenegociatorёt nё Bruksel me synim finalizimin e planit tё sekuencimit pёr Marrёveshjen drejt Normalizimit, pas tё cilit do tё fillojё zbatimi i tё gjitha neneve tё marrёveshjes.

Ndërkaq, Kurti së fundi i bëri thirrje BE-së që t’i heqë masat, siç i quajti ai, e padrejta ndëshkuese ndaj Kosovës, si dhe e përsëriti se Qeveria është e hapur për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri të vendit.

Kurti theksoi se masat janë pjesë e “asimetrisë në raporte” dhe se “sa më parë që të përfundojnë aq më mirë”.

“Ne po bëjmë krejt çfarë mundemi dhe dimë, por do të duhej që edhe partnerët dhe aleatët tanë evropianë sa më parë ta përmirësojnë qëndrimin e tyre ndaj Kosovës, pasi një Republikë demokratike dhe progresiste siç është Kosova meriton të ndihmohet me krejt çka munden ata dhe jo të ketë masa ndëshkuese”, theksoi ai.

Zgjedhjet e parakohshme në katër komunat në veri të Kosovës – Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut – janë kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar për shtensionim të situatës në veri, që është përkeqësuar dy muaj më parë.

Related posts

Escobar: Hapi i parë për zgjedhjet në Veri largimi i njerëzve nga rruga

admin

​Numër i vogël i serbëve vazhdojnë protestat në veri

admin

FOTO/ Pluhuri saharian ‘pushton’ Athinën, qyteti dhe zonat përreth mbulohen nga mjergulla portokalli

admin