RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pavarësisht pengesave të Izraelit, 50 mijë besimtarë falën namazin e xhumasë në Al-Aksa

pavaresisht-pengesave-te-izraelit,-50-mije-besimtare-falen-namazin-e-xhumase-ne-al-aksa

Pavarësisht vështirësive dhe pengesave nga Izraeli, mësohet se 50 mijë besimtarë falën namazin e xhumasë në Mesxhid al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze WAFA, forcat izraelite kanë vazhduar të bëjnë kontrolle të rrepta të identitetit në hyrjet e Mesxhid Al-Aksës.

Pavarësisht pengesave të Izraelit, muslimanët u dyndën në Al-Aksa për namazin e xhumasë. Administrata e Fondacioneve Islame të Kudsit publikoi informacionin mbi numrin e besimtarëve që falën namazin e xhumasë.

Sipas kësaj, rreth 50 mijë besimtarë falën sot namazin e xhumasë në Al-Aksa.

Forcat izraelite janë të vendosura rreth Kudsit dhe veçanërisht në xhaminë Al-Aksa dhe praktikojnë kontrolle të rrepta për ata që vijnë për të kryer lutjet në Al-Aksa.

Related posts

“Rendi evropian dhe global në rrezik”/ Sfidat e sigurisë mbledhin në takim ministrat e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor! Zbardhet dokumenti

admin

Miratimi i rezolutës për ‘Srebrenicën’/ Kulla: Bota islame u nda. U hap “Kutia e Pandorës”

admin

Stoltenberg paralajmëron: NATO, në bisedime për të vendosur më shumë armë bërthamore në gatishmëri

admin