RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Jordania mirëpret përkufizimin e Australisë për “territorin e pushtuar palestinez”

jordania-mirepret-perkufizimin-e-australise-per-“territorin-e-pushtuar-palestinez”

Jordania vlerësoi vendimin e Australisë për të përdorur përkufizimin e “territorit të pushtuar palestinez”, të cilin e deklaroi në “përputhje me ligjin ndërkombëtar”, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme jordaneze, Sinan al-Mejali vlerësoi deklaratat e ministres së Jashtme australiane Penny Wong se qeveria tani do të përdorë përkufizimin e “territoreve të pushtuara palestineze”, përfshirë Kudsin Lindor dhe do t’i konsiderojë vendbanimet hebraike “të paligjshme”.

Në deklaratë thuhet se vendimi i Australisë ishte “i mirëpritur” nga Jordania dhe “në përputhje me të drejtën ndërkombëtare si dhe përpjekjet për të arritur zgjidhje të drejtë me dy shtete me krijimin e një shteti të pavarur dhe sovran palestinez në kufijtë e 4 qershorit 1967 me Kudsin Lindor si kryeqyteti i saj”.

– Vendimi i Australisë për Kudsin Perëndimor

Qeveria australiane më 18 tetor 2022 njoftoi se anuloi vendimin për të njohur Kudsin Perëndimor si kryeqytet të Izraelit, i cili u mor gjatë qeverisë së mëparshme në 2018.

Ministrja e Jashtme australiane Wong e përshkroi vendimin e qeverisë së mëparshme si një “hap të njëanshëm dhe të rrezikshëm”.

Ajo tha se vendi i saj është “i përkushtuar të kërkojë zgjidhje me dy shtete, ku Izraeli dhe Palestina në të ardhmen do të jetojnë në paqe brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht”.

Related posts

Kenia, rritet në 109 numri i njerëzve që vdiqën nga uria “për të takuar Profetin Isa (Jezusin)”

Muhamet Ramadani

“Vrasës të ftohtë, përbindësha”- Donald Trump përshkallëzon retorikën kundër emigrantëve dhe sulmon Kamala Harris: E paaftë

admin

Republika Sërpska propozoi “ndarje paqësore” nga Bosnja e Hercegovinës, reagojnë ashpër SHBA-ja, BE-ja dhe Britania: E pamundur

admin