RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Astana, ministri Osmani takohet me presidentin e Kazakistanit Tokayev

astana,-ministri-osmani-takohet-me-presidentin-e-kazakistanit-tokayev

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës në Astana, sot ka patur takim me presidentin e Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, transmeton Anadolu.

Në njoftimin e MPJ-së së Maqedonisë së Veriut thuhet se Osmani dhe Tokayev kanë biseduar për disa tema si: bashkëpunimi i autoriteteve në Kazakistan me OSBE-në dhe Zyrën e projektit të saj në Astana, çështjet e brendshme të vendit dhe proceset e vazhdueshme reformuese si dhe temat aktuale që lidhen me bashkëpunimin ndërkombëtar dhe situatën në rajonin e gjerë të Azisë Qendrore.

“Kazakistani ka rol aktiv në OSBE dhe angazhimi i tij ndaj parimeve të organizatës është i një rëndësie të madhe dhe kontribuon në forcimin e rolit të OSBE-së në rajonin e Azisë Qendrore. Në këtë drejtim, OSBE-ja do të vazhdojë të mbështesë vendin, përfshirë në përpjekjet për t’u përballur me sfidat e sigurisë të shkaktuara nga ndikimi i situatës në Afganistan si dhe në zbatimin e agjendës së reformave”, ka thënë Osmani në takim.

Ai theksoi se OSBE-ja mbetet platformë unike për dialog, pavarësisht sfidave të paprecedentë të sigurisë në rajonin e gjerë të OSBE-së dhe për këtë arsye inkurajoi autoritetet kazake të vazhdojnë të përdorin mbështetjen e saj.

“OSBE-ja përmes ekspertizës dhe burimeve të saj do të vazhdojë të mbështesë zbatimin e reformave, veçanërisht në fushat e qeverisjes së mirë, mbrojtjes së mjedisit, fuqizimit ekonomik të grave, luftimit të dhunës në familje dhe trafikimit të qenieve njerëzore dhe barazisë gjinore”, shtoi ai.

Osmani tha se përveç këtyre fushave, OSBE-ja do të vazhdojë të mbështesë Kazakistanin në promovimin e lidhjes rajonale, forcimin e sigurisë energjetike, kundër korrupsionit dhe zbatimin e reformave në media dhe në drejtësi.

Related posts

Rritet numri i të vdekurve në Gaza

rezart morina

Policia gjermane kishte pranuar dy muaj më parë një letër për autorin e sulmit në Hamburg

rezart morina

Shkarkimi i kryetarëve shqiptarë/ Sot votohet në katër komunat në veri, befason pjesëmarrja

admin