RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetShëndetësi

Zvogëlohen rezervat e gjakut në QKUK, shkak sezoni i pushimeve

zvogelohen-rezervat-e-gjakut-ne-qkuk,-shkak-sezoni-i-pushimeve

Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut bëri të ditur se janë zvogëluar rezervat me sasi të gjakut derisa ka numër të vogël të dhuruesve për shkak të sezonit së pushimeve.
Doktoresha Hedije Mahmutaj, tha se rastet emergjente të shtuara ditëve të fundit kanë ndikuar në zvogëlimin e rezervave të gjakut.

“Është shkaku i emergjencave të shpeshta që kemi pas dhe kemi pas dhurues më pak, shkaku i sezonës së verës, shkaku i pushimeve dhe për atë është vërejtur kjo se ka rënë sasia e gjakut. Gjendja me gjak dhe me produkte të gjakut është stabile sepse kemi bërë një ftesë për dhurues vullnetarë të gjakut sepse kemi pasur emergjenca të shtuara ditëve të fundit dhe rezervat e gjakut kanë filluar të zvogëlohen”, tha ajo.

Tutje, ajo tha se mungesë më shumë vërehet te grupi i gjakut A dhe 0.

“Kemi ftuar dhurues të gjakut se është në kufirin e poshtëm gjendja erezervave, po është vikendi nuk po dihet e nesërmja çka po sjell nuk po dihet urgjenca çfarë urgjenca kemi, kemi pas për shembull grupin A pak me më pak, më pak grupin 0 dhe kjo”, tha Mahmutaj për KosovaPress.

Mahmutaj theksoi se transfuzioni i gjakut ka nevojë çdo ditë për dhurues të gjakut.

Ndërsa qytetari nga Drenasi, Enver Thaçi, tha se dhuron vazhdimisht gjak dhe apeloi për qytetarët që të ndihmojnë te tjerët që kanë nevojë.

Po ashtu edhe Sabri Bytyçi, dhurues i rregullt i gjakut, tha se do të vazhdojë të dhurojë gjak çdo vit.

Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut në Prishtinë është e hapur çdo ditë pune nga ora 8:00 deri 18:00, ndërsa gjatë fundjavës nga 09:00 deri 16:00.

Po ashtu, në kamionetën e vendosur në sheshin e kryeqytetit, nga ora 10:00 deri 17:00 qytetarët mund të dhurojnë gjak.

Related posts

Kievi kërkon përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi! Rusia kërcënon Ukrainën dhe Perëndimin

admin

Escobar: Marrëveshja e Ohrit historike, mbështesim Ballkanin e Hapur

admin

Tri ushqimet e ‘harruara’ që duhet të përfshini në dietën tuaj dimërore

rezart morina