RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqi, anija “Abdülhamid Han” fillon shpimin në Mesdhe – VIDEO

turqi,-anija-“abdulhamid-han”-fillon-shpimin-ne-mesdhe-–-video

Korporata Turke e Naftës (TPAO) njoftoi se anija “Abdülhamid Han” anëtarja më e fuqishme e flotës së shpimit dhe zbulimit të gazit në detëra do të fillojë shpimin në burimin Akseki-1, transmeton Anadolu.

Në një postim nga llogaria e platformës X me emrin e mëparshëm Twitter të TPAO thuhet se “Abdülhamid Han, anëtarja më e fuqishme e flotës tonë të energjisë ndodhet në burimin Akseki-1. Anija e shpimit ‘Abdülhamid Han’ po fillon shpimin në Akseki-1, objektivin e ri në Mesdhe”.

Në postim vihet në dukje se vazhdojnë pa ndërprerë aktivitetet për kërkimin e gazit natyror në Mavi Vatan (Atdheun Blu).

Anija e shpimit “Abdülhamid Han” më e fuqishmja e anijeve që Turqia ka përfshirë në flotën e saj të energjisë në vitet e fundit, më parë në Mesdhe ka kryer aktivitete shpuese në burimet Yörükler-1 dhe Taşucu-1.

Related posts

 Ali Larijani: SHBA po dështon në objektivat e saj ndaj Iranit

Hevzi

Sjellja skandaloze/ Policët maqedonas shtynë Vjosa Osmanin dhe tentuan t’i marrin telefonin në aeroport, Ministria e Brendshme e RMV tjetërson ngjarjen

admin

Mbi 100 figura publike i bëjnë thirrje Spanjës të bllokojë ekstradimin e aktivistit amerikan propalestinez

RTI