RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqi, anija “Abdülhamid Han” fillon shpimin në Mesdhe – VIDEO

turqi,-anija-“abdulhamid-han”-fillon-shpimin-ne-mesdhe-–-video

Korporata Turke e Naftës (TPAO) njoftoi se anija “Abdülhamid Han” anëtarja më e fuqishme e flotës së shpimit dhe zbulimit të gazit në detëra do të fillojë shpimin në burimin Akseki-1, transmeton Anadolu.

Në një postim nga llogaria e platformës X me emrin e mëparshëm Twitter të TPAO thuhet se “Abdülhamid Han, anëtarja më e fuqishme e flotës tonë të energjisë ndodhet në burimin Akseki-1. Anija e shpimit ‘Abdülhamid Han’ po fillon shpimin në Akseki-1, objektivin e ri në Mesdhe”.

Në postim vihet në dukje se vazhdojnë pa ndërprerë aktivitetet për kërkimin e gazit natyror në Mavi Vatan (Atdheun Blu).

Anija e shpimit “Abdülhamid Han” më e fuqishmja e anijeve që Turqia ka përfshirë në flotën e saj të energjisë në vitet e fundit, më parë në Mesdhe ka kryer aktivitete shpuese në burimet Yörükler-1 dhe Taşucu-1.

Related posts

Ministri izraelit Ben-Gvir bën thirrje për t’i shpallur luftë Libanit mes përleshjeve ndërkufitare me Hezbollahun

Muhamet Ramadani

Kirby: Nuk ka ende një marrëveshje për lirimin e pengjeve të mbetura izraelite

admin

“Ne nuk duam pushtet”- Presidentja e Rezistencës së Iranit, Maryam Rajavi zbulon planin me 10 pika: Ja çfarë presim nga komuniteti ndërkombëtar dhe pse u shpall qeveria e përkohshme

admin