RTV AHIRETI
Shëndetësi

Vitaminat që duhet të marrësh për të pasur bark të sheshtë

vitaminat-qe-duhet-te-marresh-per-te-pasur-bark-te-sheshte

A nuk dëshironi edhe ju një pilulë magjike që t’ju dhurojë pamjen dhe trupin e personazheve të njohura? Ndoshta ekzistojnë në të vërtetë.

E beson apo jo, këto personazhe të njohur ua kanë besuar trupin e tyre vitaminave jo vetëm për të qenë më vitalë, por edhe për të pasur një bark gjithmonë të sheshtë.

Kështu, nëse doni të bëheni të famshëm, filloni nga vitaminat e tyre të preferuara!

Gwyneth Paltrow është një adhuruese e njohur e vitaminave! Ajo përdor çdo ditë një koktej vitaminash çdo ditë: multivitamina, vitaminë D3, vaj peshku dhe probiotikët.

Si ia bën Kate Middleton që të ketë një barrë të shëndetshme dhe barku t’i rritet shpejt? Bukuroshja mbretërore është adhuruese e vitaminës B6, dhe e merr çdo ditë gjatë periudhës së shtatzënisë!

Demi Lovato ka një trup vërtet të hatashëm. Si e mban atë? Duke marrë vitamina të ndryshme. Zgjedhja e këngëtares është një sasi e caktuar vitaminash përtypëse, të cilat ajo i merr çdo ditë nga pak.

Victoria Justice, fatkeqësisht vuan nga një sëmundje autoimune e tiroideve që quhet tiroiditi Hashimoto, siç tha ajo në një intervistë për revistën ‘Health’. Pwr ta mbajtur trupin në formë, ajo merr një sasi vitaminash çdo ditë. “Marr vaj peshku çdo ditë, vitaminë D, magnez, vitaminë B dhe C”,- tha ajo.

Related posts

Mënyra më e keqe për të përgatitur perime

admin

Flokë të thinjur para kohe? Rastet kur tregojnë probleme shëndetësore

admin

Bajamet janë të mbushura me vitamina, minerale, proteina, fibra, yndyrna të shëndetshme, magnez, vitaminë E dhe antioksidantë të tjerë thelbësorë. Ato janë të gjithanshme dhe mund të hahen të njomura, të papërpunuara ose të shtohen në një shumëllojshmëri pjatash. Përmirëson tretjen: Thuhet se njomja e bajameve mund ta bëjë më të lehtë tretjen e stomakut, gjë që mund të rrisë përthithjen e disa lëndëve ushqyese, njomja e bajameve ndihmon në çlirimin e lipazës, një enzimë që ndihmon trupin tuaj të tresë yndyrnat. Ndihmon humbjen e peshës: Bajamet janë të ulëta në karbohidrate, por të larta në proteina dhe fibra dy lëndë ushqyese që rrisin ndjenjën e ngopjes, duke reduktuar kështu marrjen e përgjithshme të kalorive. Ngrënia e bajameve mund të nxisë metabolizmin tuaj, i cili lidhet me humbje më të mirë të peshës. Bajamet gjithashtu mund të ndihmojnë në humbjen e yndyrës në bark . Rrit funksionin e trurit: Bajamet janë të pasura me vitaminë E që është treguar se promovon vigjilencën, ruan kujtesën më gjatë. Prandaj, bajamet shpesh konsiderohen si ‘ushqim i trurit’. Për më tepër, marrja e niveleve të shëndetshme të vitaminës E është lidhur me një rrezik të reduktuar të sëmundjeve të zemrës, kancerit dhe sëmundjes së Alzheimerit. Duke siguruar dozën ditore të këtij antioksidanti mund ta mbani trurin tuaj të mprehtë, si dhe të ofroni përfitime të shumta shëndetësore. Ul nivelet e kolesterolit: Hulumtimet sugjerojnë se ngrënia e një grushti bajamesh çdo ditë mund të zvogëlojë kolesterolin LDL ose ‘të keq’ duke ruajtur kolesterolin HDL ose ‘të mirë’. Bajamet përmbajnë nivele të larta yndyre (yndyra të pangopura). Përmbajtja e magnezit në bajame mund të ndihmojë në kontrollin e presionit të gjakut. Përmirëson nivelet e sheqerit në gjak: Bajamet përmbajnë gjithashtu sasi të larta të magnezit, një mineral që shumë njerëz, veçanërisht ata me diabet të tipit 2, nuk e marrin mjaftueshëm. Magnezi është i rëndësishëm për menaxhimin e niveleve të sheqerit në gjak përveç proceseve të tjera. Marrja e një sasie të mjaftueshme të këtij minerali mund të ndihmojë në përmirësimin e sindromës metabolike dhe profileve të sheqerit në gjak. E mirë për lëkurën: Nëse dëshironi të keni lëkurë të shëndetshme, atëherë konsumimi i një grushti bajamesh tju vij në ndihmë. Antioksidantët në bajame, veçanërisht vitamina E, mund të ndihmojnë në reduktimin e shenjave të plakjes dhe mbrojtjen e lëkurës tuaj nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira duke ju dhënë një lëkurë pa njolla dhe me shkëlqim.

Muhamet Ramadani