RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kreu i ri i Këshillit të Lartë Shtetëror të Libisë bën thirrje për “përgatitje për zgjedhje”

kreu-i-ri-i-keshillit-te-larte-shteteror-te-libise-ben-thirrje-per-“pergatitje-per-zgjedhje”

Kreu i ri i Këshillit të Lartë Shtetëror të Libisë, Mohamed Takala tha se duhet të vazhdojnë përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, transmeton Anadolu.

Pas zgjedhjes në vend të Khalid al-Mishri në një votim të mbajtur më 6 gusht në Këshillin e Lartë Shtetëror, Takala vizitoi Al-Hums, qytetin e tij të lindjes që ndodhet në lindje të kryeqytetit Tripoli.

Takala bëri disa deklarata në takimet që zhvilloi me klerikë fetarë dhe liderë të fiseve kryesore të Al-Hums.

Pasi vuri në dukje se të gjitha institucionet shtetërore duhet të punojnë së bashku duke bashkuar radhët për mirëqenien dhe stabilitetin e Libisë, Takala tha se kjo ka “kuptim të madh” për vendin.

Ai theksoi se duhet të vazhdojnë përgatitjet për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

Në takimet e Forumit të Dialogut Politik të Libisë të udhëhequra nga OKB-ja në nëntor 2020, u vendos që zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të mbaheshin më 24 dhjetor 2021 por zgjedhjet nuk u mbajtën në datën e caktuar.

Related posts

Regjimi sirian gradualisht po normalizon marrëdhëniet me vendet arabe

Muhamet Ramadani

“Kirug dhe beqar”- Bosi i mafies Matteo Messina Denaro përdorte profile të rreme në Facebook dhe Instagram! Nga bisedat me gra, tek… Ja pseudonimi që kishte zgjedhur

admin

Aktivistja izraelite zbulon raportime të rreme mediatike për vdekjen e saj në protestat në Iran

Muhamet Ramadani