RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kreu i ri i Këshillit të Lartë Shtetëror të Libisë bën thirrje për “përgatitje për zgjedhje”

kreu-i-ri-i-keshillit-te-larte-shteteror-te-libise-ben-thirrje-per-“pergatitje-per-zgjedhje”

Kreu i ri i Këshillit të Lartë Shtetëror të Libisë, Mohamed Takala tha se duhet të vazhdojnë përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, transmeton Anadolu.

Pas zgjedhjes në vend të Khalid al-Mishri në një votim të mbajtur më 6 gusht në Këshillin e Lartë Shtetëror, Takala vizitoi Al-Hums, qytetin e tij të lindjes që ndodhet në lindje të kryeqytetit Tripoli.

Takala bëri disa deklarata në takimet që zhvilloi me klerikë fetarë dhe liderë të fiseve kryesore të Al-Hums.

Pasi vuri në dukje se të gjitha institucionet shtetërore duhet të punojnë së bashku duke bashkuar radhët për mirëqenien dhe stabilitetin e Libisë, Takala tha se kjo ka “kuptim të madh” për vendin.

Ai theksoi se duhet të vazhdojnë përgatitjet për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

Në takimet e Forumit të Dialogut Politik të Libisë të udhëhequra nga OKB-ja në nëntor 2020, u vendos që zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të mbaheshin më 24 dhjetor 2021 por zgjedhjet nuk u mbajtën në datën e caktuar.

Related posts

Deri në 80 euro një metër dru në Prishtinë, qytetarët druajnë për një dimër të vështirë

admin

Pa’lestinezët kryejnë namazin e xhumasë mes rrënojave ndërsa Iz’raeli synon xhamitë – VIDEO

admin

Serbia shpërblen studentet që lavdëruarn Mlladiqin në Bosnjë

Muhamet Ramadani