RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia: Ukraina u përpoq të sulmojë Urën e Krimesë me raketën S-200

rusia:-ukraina-u-perpoq-te-sulmoje-uren-e-krimese-me-raketen-s-200

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë njoftoi se Ukraina u përpoq të kryejë sulm me raketën S-200 ndaj Urës së Krimesë, transmeton Anadolu.

“Në orën 13:00 me orën e Moskës, regjimi i Kievit u përpoq të kryejë sulm terrorist ndaj Urës së Krimesë me raketën e drejtuar të mbrojtjes ajrore S-200 e cila është transformuar në versionin sulmues”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

“Raketa e Ukrainës u identifikua në kohë dhe u parandalua në ajër nga sistemet e mbrojtjes ajrore ruse”, theksohet në deklaratën ku shtohet se nuk është shënuar ndonjë humbje jete apo dëme.

Në videon e ndarë në median sociale, vërehet se përreth Urës së Krimesë ngrihet tym.

Ministria ruse e Mbrojtjes më parë njoftoi se Ukraina u përpoq mbrëmë të sulmojë Gadishullin e Krimesë me 20 mjete ajrore pa pilot (dronë) dhe se dronët u goditën në ajër.

Krimea u aneksua nga Rusia në vitin 2014.

Related posts

Gazeta italiane: Meloni ia kërkoi Vuçiqit njohjen “de jure” të Kosovës

Muhamet Ramadani

Angelina Jolie ndan foton simbol të tërmetit, bën thirrje për donacione për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Muhamet Ramadani

Në 25-vjetorin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi, SHBA i kërkon Serbisë drejtësi

admin