RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetRajon dhe Botë

Vuçiq: Kurti në Tetovë promovoi “Shqipërinë e Madhe”

vuciq:-kurti-ne-tetove-promovoi-“shqiperine-e-madhe”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në Tetovë “ka promovuar idenë e Shqipërisë së Madhe”.

“Ajo që ndodhi në Maqedoninë e Veriut ishte skandal i skandaleve. Aty u promovua ideja e ‘Shqipërisë së madhe’, u theksuan simbolet e saja, e Kurti u prezantua si kryeministër i të gjithë shqiptarëve dhe kryeministër i Tetovës, ndër të tjera”, tha Vuçiq në një intervistë për “TV Pink”.

Vuçiq tha se emërtimi i një rruge në Çair me emrin e Adem Demaçit, është “skandaloze”.

“Demaçi është një njeri që kaloi 28 vjet në burg, në kohën e Titos që ishte liberal për atë kohë, si ideologu dhe separatisti më i keq dhe më i madh i ‘Shqipërisë së madhe’. Demaçi ishte mentor dhe idhull i Kurtit”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka reaguar edhe për emërimin e Ragmi Mustafit si këshilltar i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi. Ai ka thënë se “Prishtina me para e gjëra tjera po vë nën kontroll edhe Shaip Kamberin dhe ka ‘marrë’ Ragmi Mustafin”.

“Këto janë gjëra shqetësuese, po të mos ishim aq të fortë ushtarakisht, aq herë më të fortë në aspektin e teknologjisë, armëve dhe gjithçka tjetër, a e dini sa herë Kurti do ta kishte sulmuar çdo pjesë të Serbisë? Shikoni ideologjinë e tij, ai nuk do të sulmonte vetëm Serbinë qendrore, por edhe Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, e pyetja është se çfarë do të ndodhte edhe me Shqipërinë”, tha Vuçiq.

Vuçiq ka thënë se “përpjekjet e Kurtit për të të krijuar trazira, po marrin mbështetje të heshtur nga një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare”.

“Ne duhet të përpiqemi të mbrojmë popullin dhe vendin tonë, të ruajmë paqen, të pranojmë kompromise, të bëjmë lëshime kur është e mundur, por gjithmonë ta forcojmë ushtrinë tonë”, tha Vuçiq.

Related posts

Konjufca: Nuk pranojmë bosnjëzimin e Kosovës

rezart morina

Presidenti turk mbërrin në Soçi për të takuar homologun e tij rus

admin

Biden: SHBA-ja do të rrisë praninë e saj në Evropë

admin