RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Siria akuzon SHBA-në për shkelje të sovranitetit dhe sponsorizim të terroristëve

siria-akuzon-shba-ne-per-shkelje-te-sovranitetit-dhe-sponsorizim-te-terroristeve

“Forcat e Shteteve të Bashkuara janë përgjegjëse për përshkallëzimin ushtarak në Sirinë lindore, ku grupet terroriste si Shteti Islamik intensifikuan aktivitetet e tyre kohët e fundit”.

Kështu u shpreh ministria e Jashtme e Sirisë, sipas agjencisë së lajmeve SANA.

“Forcat amerikane po sponsorizojnë terroristët, të cilët janë përgjegjës për pritën e 10 gushtit ndaj ushtarakëve sirianë në provincën e Deir ez-Zor”, tha ministria. “Ky akt kriminal është kryer nga ata që Shtetet e Bashkuara i përdorin si mjet për zbatimin e skemave të tyre në Siri dhe në të gjithë rajonin”, thuhet më tej.

Ministria e Jashtme siriane nënvizoi se prania e paligjshme ushtarake amerikane në territorin e vendit shoqërohet me grabitje të rezervave të saj të naftës dhe presion në rritje ekonomike ndaj popullit të Sirisë.

“Amerikanët shkelin hapur sovranitetin e Sirisë dhe destabilizojnë situatën në mënyrë që të vazhdojnë pushtimin e tyre”, përfundoi deklarata.

Related posts

“Rregullat e lojës kanë ndryshuar”- Paralajmërimi i presidentit Macron: Evropa është e vdekshme, i duhet mbrojtje më e fortë

admin

1 në 4 viktima të trafikimit të qënieve njerëzore në Evropë është i mitur

admin

Franca në ndihmë të bukëpjekësve, ndihmë ekonomike për të evituar mbylljen e furrave

admin