RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia mbështet vendimin e 12 vendeve për të ndaluar tregtinë me vendbanimet e paligjshme izraelite në Bregun Perëndimor

turqia-mbeshtet-vendimin-e-12-vendeve-per-te-ndaluar-tregtine-me-vendbanimet-e-paligjshme-izraelite-ne-bregun-perendimor

Turqia ka përshëndetur dhe ka shprehur mbështetjen për hapat e ndërmarrë nga 12 vende, të udhëhequra nga Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Kanadaja, për të ndaluar tregtinë dhe marrëdhëniet e biznesit me vendbanimet e paligjshme izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

“Ne i mirëpresim dhe i mbështesim hapat e ndërmarrë nga 12 vende, të udhëhequra nga Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Kanadaja, për të ndaluar tregtinë dhe marrëdhëniet e biznesit me vendbanimet e paligjshme në Bregun Perëndimor”, tha Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë.

Ministria turke tha se përpjekjet e Izraelit për të minuar zgjidhjen me dy shtete po “intensifikohen dita-ditës” dhe se vendbanimet e paligjshme janë shndërruar në një politikë sistematike pushtimi që kërcënon ekzistencën e një shteti palestinez.

“Terrorizmi i kolonëve ka arritur në nivelin e spastrimit etnik”, theksoi ministria.

Ministria tha se reagimi ndaj aktiviteteve pushtuese të Izraelit është bërë një kusht thelbësor për arritjen e një zgjidhjeje paqësore të konfliktit izraelito-palestinez dhe vendosjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në rajon.

“Në këtë kontekst, presim që të gjithë anëtarët e përgjegjshëm të komunitetit ndërkombëtar të miratojnë vendime të ngjashme”, tha ajo.

Turqia, shtoi ministria, do të vazhdojë përpjekjet e saj për krijimin e “një shteti palestinez të pavarur dhe sovran, me integritet territorial, të bazuar në kufijtë e vitit 1967, me Kudsin Lindor si kryeqytet”.

Më herët, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Kanadaja, Danimarka, Finlanda, Islanda, Irlanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Spanja dhe Suedia njoftuan hapa për të kufizuar tregtinë me vendbanimet e paligjshme izraelite në territoret e pushtuara palestineze.

Related posts

Publikohet raporti i fundit i ASK-së, bie çmimi i vajit dhe detergjentit

Muhamet Ramadani

Kina akuzon Uashingtonin se dëshiron të krijojë një ‘NATO’ të re në Azi

admin

Gara shpejtësie në autostradën “Ibrahim Rugova”, Policia shqipton 21 gjoba e konfiskon një veturë

admin