Siç njoftoi Drejtoria e Industrisë së Mbrojtjes në Presidencën e Turqisë, bëhet fjalë për një raketë të zhvilluar nga kompania ROKETSAN, e cila u testua në provincën veriperëndimore turke Kirklareli.
Drejtoria për Industrinë e Mbrojtjes në Presidencën e Turqisë gjatë fundjavës testoi me sukses një raketë vendase turke.
Fjalë është për një raketë të zhvilluar nga kompania ROKETSAN dhe është testuar në provincën veriperëndimore turke Kirklareli.
“Raketa jonë sonda, e cila u zhvillua me ndihmën e teknologjive tona të avancuara inxhinierike, si pjesë e përpjekjeve të vendit tonë për të arritur hapësirën, u lëshua me sukses nga Ignead”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Industrisë së Mbrojtjes.
Ministri i Industrisë dhe i Teknologjisë i Turqisë, Mehmet Fatih Kacir, vlerësoi gjithashtu lëshimin e raketës dhe përgëzoi ROKETSAN-in.
“Falë teknologjive tona të raketave, studimet tona hapësinore do të marrin një nxitje të madhe”, tha Haluk Gorgun, president i Drejtorisë së Industrisë së Mbrojtjes. /trt
Ülkemizin uzaya erişim çalışmaları kapsamında ileri mühendislik teknolojilerimizle geliştirilen sonda roketimiz, İğneada’dan başarıyla fırlatıldı.
Tüm kritik alt sistemleri yerli, milli ve özgün olarak @roketsan tarafından geliştirilen roketimizin başarılı fırlatma testi… pic.twitter.com/HKIWMsh8lu
— SSB (@SavunmaSanayii) August 12, 2023