RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Milanoviq refuzon kërkesën për trajnimin e ushtarëve ukrainas në Kroaci

milanoviq-refuzon-kerkesen-per-trajnimin-e-ushtareve-ukrainas-ne-kroaci

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka refuzuar kërkesën e ministres së Mbrojtjes, Marija Banozhiq, për pjesëmarrjen e pjesëtarëve të Forcave të Armatosura Kroate në misionin e BE-së për ndihmë ushtarake në Ukrainë.

Kabineti i Milanoviqit bëri të ditur se nuk janë plotësuar kushtet për shqyrtimin e letrës së ministres së Mbrojtjes me të cilën kërkohet miratimi i presidentit të Kroacisë për pjesëmarrjen e pjesëtarëve të ushtrisë kroate në misionin e BE-së.

Në deklaratë thuhet se presidentit i drejtohet një ministre e cila nuk është e autorizuar të kërkojë pëlqimin e Milanoviqit. Shtohet se në draftin e bashkangjitur të vendimit nuk përmenden aktivitetet e kryera nga pjesëtarët e ushtrisë ukrainase në territorin e Kroacisë.

Gjithashtu, Milanoviq i referohet kushtetutës kroate, e cila thotë se vetëm vendet “aleate” mund të ushtrojnë në territorin e vendit dhe se nuk është vërtetuar nëse Ukraina është një prej tyre.

Në vazhdim të njoftimit, citohet sërish kushtetuta, e cila thotë se edhe nëse një ushtri e huaj është e pranishme në territorin e Kroacisë, ajo mund të jetë vetëm për qëllime ushtrimesh ushtarake apo stërvitje në kuadër të organizatave ndërkombëtare të cilave Kroacia është anëtarësuar ose është anëtarësuar në bazë të traktateve ndërkombëtare dhe me qëllim të ofrimit të ndihmës humanitare.

Milanoviq beson se të gjitha arsyet e cekura tregojnë se nuk janë plotësuar kushtet për të marrë parasysh letrën e ministres së Mbrojtjes. /koha

Related posts

“Do të ulim çmimet që nga dita e parë”- Fjalimi i Donald Trump në Konventën Republikane: Amerikën do ta bëjmë sërish të përballueshme

admin

Protestat kundër minierës së litiumit, bllokohen stacionet hekurudhore në Beograd

admin

Takim Zelenskyy-Biden gjatë Samitit të G7-s në Japoni

rezart morina