RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Përjashtohet nga VV asamblisti narko-trafikant që u kap me 11 mijë doza drogë

perjashtohet-nga-vv-asamblisti-narko-trafikant-qe-u-kap-me-11-mije-doza-droge

Besnik Mujeci, asamblist i Vetëvendosjes, i arrestuar pasi iu gjetën 11 mijë tableta të drogës, është përjashtuar nga partia.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i partisë, Arlind Manxhuka.

Mujeci është përjashtuar edhe nga anëtarësia edhe nga të gjitha strukturat e VV-së.

Njoftimi i plotë:

Pas marrjes së informacionit për arrestimin e asambleistit të Komunës së Prishtinës nga radhët e subjektit tonë, Komisionin Diciplinor i LVV menjëherë ka trajtuar këtë rast.

Si rrjedhojë Komisioni Diciplinor i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në mbledhjen e tij mori vendim për përjashtimin e anëtarit Besnik Mujeci nga anëtarësia dhe të gjitha strukturat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Lëvizja VETËVENDOSJE! mbetet e përkushtuar që dukuritë e tilla të dënueshme dhe kundërligjshme, janë absolutisht të patolerueshme dhe do të luftohen e ndëshkohen.

Related posts

Shtëpia e Bardhë: Mund të jetë e nevojshme që njerëzit të marrin vaksinën kundër COVID-19 çdo vit

admin

Inteligjenca holandeze: Kina kërcënimi më i madh për sigurinë ekonomike të vendit

admin

Tifozët e Celtic-ut protestuan kundër familjes mbretërore gjatë ndeshjes së ligës skoceze

admin