RTV AHIRETI
Shëndetësi

Këto katër ushqime nuk duhet t’i hani kurrë në mëngjes

keto-kater-ushqime-nuk-duhet-t’i-hani-kurre-ne-mengjes

Mëngjesi konsiderohet si vakti më i rëndësishëm sepse trupi mund të furnizohet me ushqyesit më të nevojshëm për një energji të vazhdueshme gjatë ditës.

Cilat janë ushqimet që nuk duhet të konsumoni në mëngjes:

Ëmbëlsira

Sipas të dhënave, përveç se ofrojnë shumë kalori, ëmbëlsirat e mbushin trupin me sheqer. Një petull e ëmbël ka 20-50 gramë sheqer, që e detyron trupin të sekretojë më shumë insulinë. Luhatjet e sheqerit në gjak bëhen më ekstreme dhe nxisin urinë edhe nëse keni ngrënë mëngjes. Ju do të keni dëshirë për më shumë karbohidrate. Mjafton një ëmbëlsirë në mëngjes që të futeni në një rreth vicioz të ushqyerjes së keqe.

Simitet me salsiçe

Salsiçet me bukë përmbajnë sasi të mëdha të kripës gjë që rrit frikshëm tensionin e gjakut. Nëse vuani nga hipertensioni, ky ushqim mund të rrisë ndjeshëm rrezikun e ishemisë. Përveç kësaj, salçicet konsiderohen një ushqim i përpunuar që rrit rrezikun e disa llojeve të tumoreve.

Ushqimet e brumit

Byrekët e produkte të tjera të brumit nuk duhen ngrënë në mëngjes. Kaloritë, yndyrnat e ngopura dhe karbohidratet e përpunuara rrisin rrezikun e diabetit të tipit 2 dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Nëse nuk hiqni dorë prej tyre, përpiquni t’i konsumoni më rrallë.

Drithërat shumëngjyrëshe

Fëmijët i adhurojnë drithërat, veçanërisht ato shumëngjyrëshe. Megjithatë, prindërit duhet të dinë që drithërat nuk janë një zgjedhje e zgjuar për shëndetin e fëmijës. Së pari, ato janë të mbushura me sheqer dhe kalori boshe. Së dyti, ushqimet me ngjyrues i bëjnë fëmijët hiperaktivë. Në Bashkimin Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuar, ngjyruesit artificialë janë të ndaluara të përdoren në prodhimin e ushqimeve. Përse të mos i ndaloni edhe ju nga tryeza e mëngjesit.

Related posts

Nga parandalimi i sëmundjeve të zemrës tek astma, këto janë përfitimet nga konsumi i shalqirit

admin

Tetori rozë! Në Lezhë u mbajt fushatë sensibilizimi për kancerin e gjirit

rezart morina

Ja se cili është ushqimi që mund të shkurtojë jetën tuaj me 36 minuta

rezart morina