RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Azerbajxhani zbulon varrezë të re masive në Shusha

azerbajxhani-zbulon-varreze-te-re-masive-ne-shusha

Azerbajxhani ka zbuluar një varr të ri masiv në qytetin Shusha në rajonin e Karabakut, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Azertac, eshtrat e 17 personave u zbuluan në territorin e burgut të Shushës gjatë gërmimeve të kryera midis 1-15 gushtit nga Komisioni Shtetëror i Azerbajxhanit për të Burgosurit e Luftës, Pengjet dhe Personat e Zhdukur.

Hikmet Hajiyev, këshilltar i presidentit të Azerbajxhanit, shkroi në rrjetet sociale se Armenia vazhdon të refuzojë të japë informacion për vendndodhjen e varreve masive për t’iu shmangur përgjegjësive.

Në qershor, Azertac raportoi zbulimin e një varri masiv në fshatin Saricali të qarkut Agdam, ku u gjetën eshtrat e katër personave.

Rajoni i Karabakut ka qenë vendi i vrasjeve dhe varrimeve masive që nga Lufta e Parë e Karabakut në fillim të viteve 1990, gjatë së cilës ushtria armene pushtoi Karabakun, një territor i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, dhe shtatë rajone ngjitur, duke përfshirë Agdamin.

Në vjeshtën e vitit 2020, në 44 ditë luftimesh, Azerbajxhani çliroi disa qytete, fshatra dhe vendbanime nga pushtimi armen. Marrëveshja e paqes e ndërmjetësuar nga Rusia festohet si një triumf në Azerbajxhan.

Related posts

Vazhdon operacioni “Goditja”, Policia sekuestron armë në Pejë

admin

Gjykata në Bosnje konfirmon aktakuzën ndaj Dodikut

rezart morina

Osmani udhëton për SHBA, përfaqëson Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

rezart morina