RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mbërritjet e emigrantëve të parregullt në Itali nëpërmjet Mesdheut u dyfishuan në vitin 2023

mberritjet-e-emigranteve-te-parregullt-ne-itali-nepermjet-mesdheut-u-dyfishuan-ne-vitin-2023

Numri i emigrantëve të parregullt që mbërrijnë në Itali nëpërmjet Mesdheut më shumë se është dyfishuar në shtatë muajt e parë të vitit 2023 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, raportojnë mediat lokale, transmeton Anadolu.

Vendi regjistroi 89.158 ardhje të emigrantëve të parregullt në brigjet e tij nga janari në korrik, krahasuar me 41.435 në vitin 2022, duke regjistruar një rritje prej 115,18 për qind, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve ANSA, duke shtuar se Tunizia ishte vendi kryesor i nisjeve për në Itali në vitin 2023.

Ndërsa numri i migrantëve të parregullt është rritur në këto udhëtime të rrezikshme, Italia gjithashtu ka rritur përpjekjet e saj të kërkimit dhe shpëtimit, shtoi agjencia.

Nga ky total, 64.764 (72,64 për qind) emigrantë të parregullt janë shpëtuar në det dhe janë sjellë në brigjet italiane, që është më shumë se trefishi i numrit të shpëtuar nga janari deri në korrik 2022, kur u shpëtuan 19.171.

Ndërkohë, numri i kërkesave për azil është rritur me 70,59 për qind, në 72,460.

Gjithsej 2.561 kërkesa për azil të migrantëve të parregullt janë refuzuan dhe më pas ata janë kthyer në vendet e tyre të origjinës.

Related posts

Çavuşoğlu: Turqia i ofroi Armenisë të ishte nikoqir i raundit të parë të bisedimeve të normalizimit

admin

Belgjika do të ndërhyjë në çështjen e gjenocidit të Afrikës së Jugut kundër Izraelit në gjykatën e lartë të OKB-së

rezart morina

Finlandë, Partia e Koalicionit Kombëtar fiton zgjedhjet

rezart morina