RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Algjeria ndalon shfaqjen e filmit “Barbie”

algjeria-ndalon-shfaqjen-e-filmit-“barbie”

Filmi është ndaluar për “shkak se është në kundërshtim me vlerat morale të shoqërisë algjeriane dhe nxjerr në pah homoseksualitetin”

Autoritetet e Algjerisë ndaluan shfaqjen e filmit “Barbie” me arsyen se nuk përputhet me vlerat morale të shoqërisë, transmeton Anadolu.

Sipas lajmeve në median lokale, Ministria e kulturës së Algjerisë tërhoqi lejen për shfaqjen e filmit “Barbie”, i cili u paraqit në ekranet në vend javët e kaluara dhe i cili ka shkaktuar debate.

Siç thuhet, filmi është ndaluar për “shkak se është në kundërshtim me vlerat morale të shoqërisë algjeriane dhe nxjerr në pah homoseksualitetin”.

Më parë, edhe Libani dhe Kuvajti ndaluan filmin e prodhimit amerikan me arsyen se nuk përputhet me vlerat fetare dhe morale dhe se mund të ketë ndikime negative te fëmijët dhe të rinjtë.

Related posts

Rreth 800 protestues tentojnë të sulmojnë fabrikën Tesla të Elon Musk, kundërshtojnë zgjerimin e uzinës që prodhon automjete elektrike

admin

Qeveria në Gaza: Të paktën 250 palestinezë u vranë në sulmet izraelite në Khan Younis

Muhamet Ramadani

Seuli thërret ambasadorin rus mes rritjes së tensioneve me Phenianin

admin