RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Një turmë myslimanësh sulmojnë kishat në Pakistan, akuzojnë të krishterët për përdhosje të Kuranit

nje-turme-myslimanesh-sulmojne-kishat-ne-pakistan,-akuzojne-te-krishteret-per-perdhosje-te-kuranit

Myslimanë të zemëruar sulmuan në mërkurën një zonë të krishterë në lindje të Pakistanit, duke djegur një kishë dhe dëmtuar të paktën katër të tjera.

Turma po ashtu demoloi shtëpinë e një burri pasi e akuzuan atë për përdhosje të librit të shenjtë islam dhe sulmuan disa shtëpi të tjera të të krishterëve, raportoi AP.

Sulmet në Jaranwala ndodhën kur disa myslimanë që jetojnë në zonë pretenduan se një i krishterë dhe miku i tij kishin shqyer fletat e Kuranit, i kishin gjuajtur në tokë dhe kishin shkruar fjalë fyese në të.

Shefi i Policisë, Rizwan Khan, ka thënë se kjo i zemëroi myslimanët lokalë. Një turmë u mblodh dhe filluan të sulmonin disa kisha dhe shtëpi, duke djegur mobilieri dhe pajisje.

Policia intervenoi duke gjuajtur në ajër për ta shpërndarë turmën. /koha

Related posts

Pahor në Forumin e Bledit: I bëj thirrje BE-së ti jap statusin e kandidatit BeH-së deri në fund të vitit

admin

Tokio: Një avion luftarak kinez shkel hapësirën ajrore të Japonisë

admin

Shtetet që më së shumti strehojnë refugjatët në mbarë botën?

Muhamet Ramadani