RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Një turmë myslimanësh sulmojnë kishat në Pakistan, akuzojnë të krishterët për përdhosje të Kuranit

nje-turme-myslimanesh-sulmojne-kishat-ne-pakistan,-akuzojne-te-krishteret-per-perdhosje-te-kuranit

Myslimanë të zemëruar sulmuan në mërkurën një zonë të krishterë në lindje të Pakistanit, duke djegur një kishë dhe dëmtuar të paktën katër të tjera.

Turma po ashtu demoloi shtëpinë e një burri pasi e akuzuan atë për përdhosje të librit të shenjtë islam dhe sulmuan disa shtëpi të tjera të të krishterëve, raportoi AP.

Sulmet në Jaranwala ndodhën kur disa myslimanë që jetojnë në zonë pretenduan se një i krishterë dhe miku i tij kishin shqyer fletat e Kuranit, i kishin gjuajtur në tokë dhe kishin shkruar fjalë fyese në të.

Shefi i Policisë, Rizwan Khan, ka thënë se kjo i zemëroi myslimanët lokalë. Një turmë u mblodh dhe filluan të sulmonin disa kisha dhe shtëpi, duke djegur mobilieri dhe pajisje.

Policia intervenoi duke gjuajtur në ajër për ta shpërndarë turmën. /koha

Related posts

Veteranët i vendosin kushte Qeverisë

admin

Kurti: Mbështetja në investim për energjinë e ripërtëritshme, fuqizon familjet dhe bizneset

Muhamet Ramadani

Nga 3 orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

admin