RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Tabaku: Lufta ndaj korrupsionit, prioritet kombëtar

tabaku:-lufta-ndaj-korrupsionit,-prioritet-kombetar

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku u shpreh sot se lufta ndaj korrupsionit duhet të shpallet prioritet kombëtar.

“Sot më shumë se kurrë u vërtetua që rruga më e gjatë dhe e vështirë është rruga më e sigurtë dhe qëndrueshmëria ka vlerë në politikë. Që nga shtatori 2022 kam kërkuar që lufta ndaj korrupsionit të shpallet prioritet kombëtar, që të bëjmë çdo gjë për ta ndryshuar realitetin e zymtë e mungesën e perspektivës për të rinjtë”, theksoi ajo.

Tabaku theksoi se pa ndryshimet ligjore që sigurojnë transparencë, pa denoncuar korrupsionin, pa ndëshkuar atë si krim ndaj buxhetit të shtetit e qytetarëve është e kotë të flasim për të ardhme europiane.

Sipas saj, “sot kemi dy sfida reale, kthimi i besimit te institucionet dhe rigjallërimi i ekonomisë duke ndryshuar kënetën politike dhe ekonomike duke rikthyer garën duke nxitur konkurencën dhe vendosur meritokracinë në bazë të sistemit tonë”. /syri

Related posts

KSK e Turqisë: Po ndjekim me vëmendje zhvillimet në vendet e Ballkanit

rezart morina

Meksika ekstradon në SHBA djalin e liderit të drogës “El-Chapo”

rezart morina

Kurti-Ramës: Draftin për Asocaicionin propozoja Vuçiqit për shqiptarët e Luginës

rezart morina