RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria izraelite arreston 40 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar

ushtria-izraelite-arreston-40-palestineze-ne-bregun-perendimor-te-pushtuar

Forcat izraelite arrestuan 40 palestinezë në qytete të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Një deklaratë me shkrim është bërë nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë lidhur me këtë çështje.

Në deklaratë thuhet se forcat izraelite kanë arrestuar 40 palestinezë nga qytetet Tulkarm, Jenin, Qalqiya, Nablus, Jericho, Betlehem, Kuds dhe Al Khalil (Hebron) dhe se numri i të arrestuarve në tre ditët e fundit ka arritur në 120.

Forcat izraelite, të cilat bastisin shpesh shtëpitë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor, arrestojnë palestinezë me akuza të ndryshme.

Related posts

Zhvillimet kryesore në Iran këtë mëngjes

admin

Si po dështon propaganda izraelite e medieve sociale kundër Gazës?

Muhamet Ramadani

Borrell i bën thirrje Serbisë ta tërheqë ushtrinë nga kufiri me Kosovën

admin