RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kasami ftohet në gjykatë për të dëshmuar për pritjen e Albin Kurtit

kasami-ftohet-ne-gjykate-per-te-deshmuar-per-pritjen-e-albin-kurtit

Kreu i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, është ftuar që të paraqitet në Gjykatën Themelore të Tetovës për të dhënë dëshminë e tij, për shkak të organizimit të pritjes së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, më 11 gusht në Tetovë.

Kasame nëpërmjet një postimi në facebook e ka bërë të ditur thirrjen për të dëshmuar, teksa thotë se “koha e frikësimeve ka përfunduar”.

“Edhe një tentim për frikësim dhe heshtje, që më bën të kuptoj se sa frikë e kanë opozitën shqiptare. Me këto akte, po na e shtoni kurajon. Po e përsëris, koha e frikësimit dhe shantazhimit të shqiptarëve ka vdekur, ashtu siç është duke vdekur regjimi juaj. I detyrohemi vetëm qytetarëve dhe këtij populli, sa për regjimet e këtilla, nuk jemi frikësuar as në kohën e komunizmit, as tani. Koha juaj ka përfunduar. Numëroni ditët!”, ka shkruar Kasami në facebook. /shenja

Related posts

Emërohet përbërja e re e Qeverisë së Federatës boshnjake-kroate

admin

“Askush nuk po na ndihmon”: Dëshpërim dhe zemërim në Sirinë veriperëndimore

admin

Rusia përgatitet për një fushatë rekrutimi ushtarak, synohen 400 mijë trupa shtesë

admin