RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani përkujton masakrën dhe dëbimin e shqiptarëve nga Mitrovica

osmani-perkujton-masakren-dhe-debimin-e-shqiptareve-nga-mitrovica

Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar 3 dhe 4 shkurtin e vitit 2000 në Mitrovicë, kur bandat kriminale serbe kanë vrarë 10 civilë, 25 plagosën, ndërsa 1564 familje me 11364 anëtarë i kanë dëbuar nga shtëpitë e tyre.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se ngjarjet e këtyre dy ditëve mbesin kujtesë e trishtë e përpjekjes për mbijetesë dhe mbrojtje të lirisë.

“Në kujtim të dy netëve të tmerrit të 3-4 shkurtit të vitit 2000, në Mitrovicë, sot nderojmë jetët e humbura të 10 qytetarëve të pafajshëm, mes tyre pleq, gra dhe fëmijë, të cilët u vranë mizorisht nga bandat kriminale, të nxitura nga Serbia. Respekt edhe për 25 të plagosur, të cilët mbijetuan dhe jetojnë ende me plagë fizike dhe emocionale nga nata e tmerrit. 1,564 familje me 11,364 anëtarë, të shpërngulur me forcë nga shtëpitë e tyre janë dëshmi e tendencës për spastrim etnik të kësaj pjesë të Mitrovicës nga grupet kriminale”, ka shkruar ajo.

Osmani ka shtuar se është e domosdoshme për paqen afatgjate, vënia e autorëve të krimit para drejtësisë.

Related posts

Policia finlandeze: Nuk do të lejojmë djegien e Kuranit në vendin tonë

rezart morina

Togo thotë se ka tërhequr njohjen e Kosovës

admin

Erdoğan: Turqia pret që BE-ja të përmbushë detyrimet e saj të neglizhuara prej kohësh – VIDEO

rezart morina