RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetShqipëri

Kurti në në Forumin Strategjik të Bledit i ulur pranë Ramës

kurti-ne-ne-forumin-strategjik-te-bledit-i-ulur-prane-rames

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Forumin Strategjik të Bledit – BSF 2023, ka marrë pjesë në darkën e punës së ftuar nga kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Robert Golob.

Kurti në darkën e punës së kryeministrit të Sllovenisë, është parë teksa bisedon me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, kjo pasi janë ulur afër njëri-tjetrit.

Kryeministri ka udhëtuar sot për në Bled të Sllovenisë për të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit, ku nesër do të jetë pjesë e një paneli të diskutimit së bashku me liderë të rajonit, si dhe do të zhvillojë disa takime bilaterale.

Related posts

Lionel Messi apelon për ndihmë për të prekurit nga tërmetet, veçanërisht fëmijët

Muhamet Ramadani

Do e mbështesë shumica Vjosa Osmanin për presidente? Kurti shmang përgjigjen: Përpjekje maksimale për zgjidhje!

admin

Donald Trump u bën thirrje hebrenjve të Nju Jorkut të mos mbështesin kandidatin demokrat: Kushdo që voton për të është idiot

admin