Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar masa ndaj Kosovës e Serbisë. Këto masa sipas tij do të hyjnë në fuqi nëse dy palët nuk sillen me përgjegjësi.
Këtë deklaratë presidenti francez e ka dhënë para fjalimit vjetor të ambasadorëve.
.”Rruga e duhur për Kosovën e Serbinë është marrëveshja e Brukselit. Duhet angazhim i palëve në këtë proces. Në të kundërten do të ketë masa ndaj të dy palëve nëse nuk sillen me përgjegjësi. Duhet poashtu riorganizim i dy palëve për organizim të zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore” ka thënë Macron.