RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Palestinë: Reagime ndaj ngrirjës së fondeve për UNRWA-në

palestine:-reagime-ndaj-ngrirjes-se-fondeve-per-unrwa-ne

Organizata për Çlirimin e Palestinës (PLO) u ka kërkuar vendeve që thanë se po pezullonin mbështetjen për UNRWA-n që të “tërheqin menjëherë vendimin e tyre”.

Siç është raportuar, disa vende perëndimore kanë njoftuar hapa të tillë pasi UNRWA tha se kishte hapur një hetim pasi Izraeli pretendoi se disa punonjës ishin të përfshirë në sulmet e 7 tetorit. Në mesin e këtyre vendeve janë SHBA-ja, Kanadaja, Australia, Britania, Finlanda, Italia etj. Vende tjera janë duke shqyrtuar akuzat.

Sekretari i Përgjithshëm i PLO Hussein al-Sheikh tha se vendimi i vendeve “përfshin rreziqe të mëdha politike dhe humanitare të ndihmës”.

“Në këtë kohë të veçantë dhe në dritën e agresionit të vazhdueshëm kundër popullit palestinez, ne kemi nevojë për mbështetjen maksimale për këtë organizatë ndërkombëtare dhe jo ndalimin e mbështetjes dhe ndihmës ndaj saj”, shkroi ai në X.

Grupi i rezistencës palestineze Hamas dënoi gjithashtu akuzat e Izraelit kundër Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt (UNRWA) me qëllim “ndërprerjen e financimit të saj dhe privimin e popullit tonë nga e drejta e tyre për shërbimet e këtyre agjencive ndërkombëtare”.

UNRWA u themelua në vazhdën e krijimit të shtetit të Izraelit në vitin 1948 për t’u siguruar qindra mijëra refugjatëve palestinezë që u zhvendosën me forcë arsim, kujdes shëndetësor, shërbime sociale dhe vende pune. Ajo filloi punën në vitin 1950.

Related posts

Të paktën shtatë të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur pas përmbysjes së një varke migrantësh pranë Gambisë

Muhamet Ramadani

Ushtarët izraelitë djegin bibliotekën e Universitetit Al-Aksa në Gaza

admin

Sëmundjet ngjitëse po përhapen në Gaza, paralajmërojnë mjekët

admin