RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri italian: Vendi është në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të emigracionit

ministri-italian:-vendi-eshte-ne-gjendje-te-jashtezakonshme-per-shkak-te-emigracionit

Në Itali ka një shqetësim të madh për rritjen e numrit të emigrantëve.

“Përkeqësimi i situatës ndërkombëtare po shtyn gjithnjë e më shumë njerëz të largohen nga Afrika dhe të kërkojnë një vend në Eiropë përmes rrugës ballkanike dhe Mesdheut ”, tha kreu i Ministrisë së Jashtme italiane, zëvendëskryeministri Antonio Tajani.

“Masat nga ana e Bashkimit Europian sigurisht që do të jenë të dobishme,” shtoi ai.

Ishulli italian i Lampedusa, i vendosur në brigjet e Afrikës, është i mbushur me njerëz. Që nga e premtja, më shumë se 125 varka me emigrantë kanë mbërritur atje, kryesisht nga Tunizia.

Kryebashkiaku i Lampedusa, Filippo Manino, i bën apel qeverisë që të reagojë dhe të ndihmojë. Siç vlerësoi ai, shpallja e gjendjes së krizës nga qeveria nuk solli asnjë rezultat.” Durimi ynë po mbaron ,” tha ai.

Në mes të gjithë kësaj ai i bëri thirrje kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni, që të vijë në ishull dhe të kalojë dy ditë atje, për të parë vetë situatën. Siç vuri në dukje, mijëra njerëz po qëndrojnë në Tunizi pa u lejuar të nisin udhëtimin e tyre, por gjithnjë e më shumë po vijnë atje.

Nevojitet një strategji europiane për të gjithë kontinentin afrikan. Ekziston rreziku që të ketë gjithnjë e më shumë emigrantë nga jugu në veri, shtoi ai. /abcnews

Related posts

Nagavci – mësimdhënësve: Çdo ditë jashtë klasave ju bën pjesë të agjendave të grupeve të interesit

admin

Mbi 2 mijë gra përjetuan dhunë gjatë vitit 2022

admin

Nëntë të vdekur vitin e kaluar në vend të punës, vetëm 31 inspektorë në tërë Kosovën

admin