RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri izraelit i Financave akuzon SHBA-në për “hipokrizi”

ministri-izraelit-i-financave-akuzon-shba-ne-per-“hipokrizi”

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, ka kritikuar politikat dhe praktikat e SHBA-së në Irak dhe Afganistan, duke e akuzuar Washingtonin për “hipokrizi” dhe shkelje të të drejtave të njeriut, transmeton Anadolu.

Duke folur për ‘Radio Army’, Smotrich tha se “nuk ka vend më të moralshëm se Izraeli dhe nuk ka ushtri më të moralshme se IDF-ja (Forcat e Mbrojtjes së Izraelit)”.

Smotrich i etiketoi partitë që kritikojnë Izraelin si “hipokrite”. Sipas tij, “nuk ka asnjë komb që ka luftuar për mbijetesën e tij përballë terrorizmit vrasës për dekada në një mënyrë më të pastër dhe më të kujdesshme sesa populli hebre”.

“Nuk po flas për amerikanët dhe si vepruan në Afganistan dhe Irak. Ata nuk duhet të na predikojnë për të drejtat e njeriut, as për IDF-në dhe as për ne në nivel politik. Kjo është hipokrizi e pazbutur”, tha Smotrich.

SHBA-ja pushtoi Afganistanin dhe Irakun pas sulmeve të 11 shtatorit në vitin 2001. Komentet e ministrit izraelit erdhën pasi SHBA-ja etiketoi deklaratat e ministrit izraelit të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, për palestinezët si “retorikë raciste”.

Javën e kaluar, Ben-Gvir tha se të drejtat e sigurisë dhe lëvizshmërisë së kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar kanë më shumë peshë sesa ato të palestinezëve.

“E drejta ime, e gruas sime, e fëmijëve të mi, për të bredhur rrugëve të Judesë dhe Samarisë është më e rëndësishme se e drejta e lëvizjes së arabëve”, tha Ben-Gvir, duke përdorur termin biblik për territorin e pushtuar.

Smotrich mbështet ndërtimin e vendbanimeve në territoret palestineze dhe publikisht bën thirrje për aneksimin e shumë pjesëve të Bregut Perëndimor nga Izraeli.

Related posts

Erdogan dhe Guterres diskutojnë mënyrat për t’i dhënë fund krizës së shkaktuar nga lufta Rusi-Ukrainë

admin

Trump: Nëse rizgjidhem, do t’i jap fund luftës në Ukrainë brenda ditës – VIDEO

rezart morina

Human Rights Watch: Sulmet izraelite ndaj gazetarëve në Liban “me sa duket ishin të qëllimshme”

admin6