RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gërvalla e Lajçaku optimist për përfundimin e dialogut, Daçiqi kërkon Asociacionin

gervalla-e-lajcaku-optimist-per-perfundimin-e-dialogut,-daciqi-kerkon-asociacionin

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, dhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, janë shprehur optimist se mund të ketë zhvillime të rëndësishme në dialog deri në pranverën e ardhshme. Por me kaq optimizëm nuk u shpreh ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, i cili përsëriti se pa formimin e Asociacionit nuk mund të ecet përpara.

Në Forumin Strategjik “Bled 2023”, Gërvalla ka thënë se ka gjasa të mira që dialogu të përfundojë shumë më herët se viti 2030, vit të cilin presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, e vendosi si të fundit për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor.

“Kemi gjasa të mira për të arritur sukses në dialog shumë më herët se kaq [se viti 2030]. Dhe jemi të përkushtuar të punojmë në këtë drejtim. Kryeministri nga këtu tha se pranverën e ardhshme duhet të ketë normalizim”, ka thënë Gërvalla.

Me fjalët e ministres së Jashtme të Kosovës u pajtua Lajçaku, i cili ka thënë se me përkushtim për të implementuar marrëveshjet e shkurtit dhe marsit, Kosova dhe Serbia mund të bëjnë përparime të mëdha.

Por nuk u pajtua ministri serb Daçiq. Ai kërkoi se çfarë do të ndodhë me marrëveshjet e para 10 vjetëve në dialog. Lajçak u kundërpërgjigj duke thënë se neni 10 i marrëveshjes së shkurtit thotë se “të gjitha marrëveshjet e kaluara duhet të implementohen”.

“Ne jemi konstruktiv në dialog, por së pari është Asociacioni. Para kësaj, s’mund të ecet tutje. Është diçka që e kemi nënshkruar para 10 vjetëve”, ka thënë Daçiq.

Ministrja e Jashtme e Kosovës në fjalim ndër të tjera ka thënë se Kosova është e gatshme për rrugën drejt anëtarësimit në BE. Pas aplikimit për t’u anëtarësuar në bllok vitin e kaluar, Gërvalla ka thënë se Kosova tani pret hapin e ardhës nga BE-a.

“Jemi optimist se do të ndodhë shpejt, duhet të ndodhë shpejt [hapi i BE-së]. Në si Kosovë jemi të gatshëm, si vend sovran të vendosim për fatin tonë. Jemi optimist se zhvillimet e brendshme në Kosovë janë të mira. Kosova është e gatshme të merr detyrat dhe me prioritet që t’i bashkohet BE-së deri në vitin 2030”, ka shtuar ajo, duke shpresuar që BE-ja të mos ta ndryshojë datën e pranimit.

Related posts

Netanyahu: Izraeli nuk pranon kërkesat e Hamasit për armëpushim

admin

Udhëton me biçikletë dhe i bie pianos, Mark Rutte Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s! Menaxher i suksesshëm krizash, i përgatitur edhe nëse Trump bëhet President i SHBA-ve

admin

Një i vdekur dhe 582 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

admin