Algjeria ka propozuar një periudhë 6-mujore tranzicioni të udhëhequr nga qeverisje civile për të zgjidhur krizën e Nigerit fqinj, transmeton Anadolu.
Që nga 26 korriku, Nigeri është kapluar nga trazira pasi gjenerali Abdourahamane Tchiani, ish-komandant i gardës presidenciale, udhëhoqi një intervenim ushtarak që rrëzoi presidentin Mohamed Bazoum.
Në vitin 2021, Bazoum u zgjodh si presidenti i parë demokratik në qeverinë e përkohshme të Nigerit që kur vendi fitoi pavarësinë nga sundimi kolonial francez në vitin 1960.
“Algjeria propozoi një iniciativë të re që përfshin periudhë 6-mujore të tranzicionit për të zgjidhur krizën e Nigerit”, tha në një konferencë për media Ahmed Attaf, ministër i Punëve të Jashtme i Algjerisë.
Kryediplomati algjerian tha se periudhë e tranzicionit do të udhëhiqet nga qeverisje civile.
“Shumica e vendeve me të cilat folëm kundërshtojnë ndërhyrjen ushtarake në Niger për t’i dhënë fund krizës”, shtoi ai.
Algjeria kundërshton ndërhyrjen ushtarake në Niger dhe ka bërë fushatë kundër çdo veprimi ushtarak në vendin e Afrikës Perëndimore.
Javën e kaluar, ministri Attaf vizitoi Nigerinë, Ghanën dhe Benin, anëtarë të Komunitetit Ekonomik të Vendeve të Afrikës Perëndimore (ECOWAS), për të diskutuar zgjidhje paqësore për konfliktin në Niger.
Më 10 gusht, blloku më parë ka urdhëruar aktivizimin e forcës së gatishmërisë për të vendosur rendin kushtetues në Niger.